Shqipëria

Shqipëria për herë të parë do të jetë anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Për herë të parë Shqipëria do të jetë anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me një mandat 2 vjeçar. Kandidatura e vendit tonë morri një mbështetje të madhe me 175 vota pro nga 190 vende që morën pjesë në votim. Pas marrjes së këtij vendimi reagoi Kryeministri Edi Rama, ambasadorja Amerikane Yuri Kim, ambasadori i BE Luigi Soreca, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka falenderon të gjithë ata që e mbështetën Shqipërinë, e cila këtë të premte u zgjodh anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit në OKB. Është zyrtare! Shqipëria është në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për vitin 2022-2023! Një oportunitet historik, një arritje e mrekullueshme për diplomacinë shqiptare. Mirënjohëse për gjithë mbështetjen”, ka shkruar ajo.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …