Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka thënë se ishte mirënjohës përgjithmonë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe NATO-s për çlirimin dhe sjelljen e paqes në vend. Ai përmes një postimi në rrjetin social shkruan se UÇK dhe NATO sakrifikuan për t’i bërë qytetarët e Kosovës të jetojnë të lirë. “22 vjetori i çlirimit të Kosovës është kujtimi për lirinë e përditshme. Për shkak të kësaj dite sot ne jemi të lirë dhe të pavarur. Përgjithmonë mirënjohës Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe NATO-s për sakrificën e tyre për t’i bërë qytetarët e Kosovës të jetojnë të lirë”, ka shkruar Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …