Dogana e Kosovës ka shënuar rekord të hyrash për pesë muajt e parë të një viti. Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci thotë se për herë të parë janë arkëtuar mbi 500 milionë euro, apo 27.6 për qind më shumë se në pesë muajt e parë të vitit të shkuar. Ai tha se për herë të parë janë mbledhur 500 milionë euro për buxhetin e Kosovës. Mes tjerash Stavileci ka treguar se Dogana e Kosovës gjatë kësaj periudhe ka parandaluar 618 raste tentimi për kontrabandim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …