Reshjet e shiut të përcjella me breshër kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në territorin e komunës së Rahovecit

Reshjet e shiut të përcjella me breshër gjatë ditës së spremte, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në territorin e komunës së Rahovecit. Drejtori i Bujqësisë Berat Duraku së bashku me zyrtarë të DBPZHR-së, kanë dalë në terren për të parë gjendjen, kanë takuar fermer dhe është konstatuar se epiqendra e breshërit ishte në mes të fshatrave Bratotin, Vrajakë dhe Drenoc. Më të dëmtuarat duket të jenë: Vreshtat dhe Drithërat.

Nga e hëna do të formohen komisionet për të evidentuar dëmin e shkaktuar dhe do të përpilohet raport detal dhe do të mundohemi t’ju dalim në ndihmë bujqve që janë dëmtuar, ka thënë drejtori Duraku.

May be an image of ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …