Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritet të takohet sot me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Sipas njoftimit, takimi pritet ë nis në ora 17.30 në Bruksel. Ende nuk dihet se çfarë do të diskutohet mes tyre por ky takim realizohet pak kohë pas shpalljes ‘non grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij. Presidenti Amerikan, Joe Biden disa ditë më parë nxori një urdhër të ri ekzekutiv që përfshin ish-vendet e Federatës Jugosllave dhe Shqipërinë, i cili parashikon bllokimin e pronave dhe ndalim të hyrjes në SHBA të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …