Ish-gjykatësi i Bordit të Gjyqtarëve në EULEX, Malcolm Simmons i ka shkruar letër të hapur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Në letrën e tij Simmons ka bërë të ditur se ka 3 muaj që ka kërkuar të raportojë në Kuvend për skandalet dhe gjykimet e padrejta të EULEX. Edhe pse, me mision të sundimit ligjit, ky mision vetëm ka shkelur ligjin. Simmons edhe nëpër deklarata publike ka shprehur vullnetin të raportojë dhe të ndihmojë institucionet në hetime me punën e EULEX-it në Kosovë. Simmons, i cili ka punuar si gjykatës në gjykatat e Kosovës që nga viti 2008 dhe në Misioni Evropian për Sundim të Ligjit-EULEX, deri në vitin 2017. Ish Qeveria e Kosovës, për shkak të raporteve të mira me EULEX-in nuk ka pranuar ta dëgjojë rrëfimin e këtij gjyqtari, madje për një kohë, me qëllim për ta shtyrë sa më shumë, nuk e kishte marrë fare në shqyrtim. Kështu pritet të ndodh edhe tani pasi Kurti është miqësuar me EULEX-in dhe nuk do të ketë kohë të dëgjojë raportet ku zbulohet qëndrimi antishqiptar i këtij misioni, i cili për 13 vjet ka dënuar e ndëshkuar vetëm luftëtarë të UCK-së dhe asnjë kriminel serb nga mijëra syresh, sa janë në Kosovë, Serbi e kudo nëpër botë, meqë serbët kanë fituar qysh moti liberalizimin e vizave nga BE-ja.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin
Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …