leoni

Eulex

Dikur, Albin Kurti me aktivistët, kthenin përmbys veturat e EULEX-it, tani ia vazhdon mandatin me dashamirësi

Sipas vendimit të 3 qershorit 2021, Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur që t’ia vazhdojë misionin EULEX-it në Kosovë, deri më 14 qershor të vitit 2023. Këtij misioni, të hënën zyrtarisht i skadon mandati, megjithatë, ende nuk dihet nëse Presidenca e Kosovës i ka nënshkruar shkëmbimet e letrave me BE-në lidhur me këtë çështje. Kryeministri Albin Kurti në anën tjetër, në darkën e liderëve të Ballkanit Perëndimor ishte shprehur i gatshëm që ta marrë vendimin për vazhdimin e misionit. Në kohën e vendosjes së këtij misioni në Kosovë, ishte pikërisht vetëvendosja ajo që jo vetëm se e kishte kundërshtuar si mision por edhe e kishte sulmuar me mjete e metoda të ndryshme. Janë me mijëra afishime në mure shtëpish e institucionesh ku emri EULEX, është përjashtuar e fshirë. Tani që Albin Kurti është në krye të Qeverisë Kosovës nënshkruan me dashamirësi vazhdimin e mandatit të EULEX-it, aktualisht në rolin e policisë së Gjykatës Speciale, për të arrestuar me virulencë e arrogancë eprorët dhe ushtarët e UÇK-së. Sipas raportit të kryediplomatit evropian, Josep Borell, të dërguar shteteve të Këshillit Evropian, kryeministri  Albin Kurti është pajtuar që t’i zgjatet mandati EULEX-it, ndërkohë që ka  shprehur edhe gatishmërinë e tij të plotë për bashkëpunuar me Gjykatën Speciale. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj

Ramush Haradinaj; Qeveria-Kurti, ishte përfshirë në tregtinë e energjisë së Serbisë, me sekserët, Martin Berishaj e Nagip Krasniqi

Kryetari i AAK-së, dhe kandidati më legjitim dhe më serioz  për kryeministër të qeverisë së …