Lidhja Demokratike e Kosovës, në mbledhjen e Kryesisë, ditë më parë mori vendim që Agim Veliu të shkarkohet nga kreu i degës së LDK-së në Besianë. Ndaj këtij vendimi të dielën ka reaguar Veliu. Ai ka shkruar se Kryesia e LDK-së ka marrë një vendim skandaloz dhe në kundërshtim me statutin e partisë, duke caktuar në mënyrë arbitrare kandidatin në garën për kryetar të komunës së Besianës në zgjedhjet lokale, dhe në të njëjtën kohë të njëjtit ia delegon të gjitha kompetencat të udhëheqë me Degën e LDK-së në Podujevë. “Një vendim i tillë jolegjitim, i atyre që e votuan dhe atij që e nënshkroi, nuk mund të quhet ndryshe, përveçse një atak i rëndë ndaj degës më të suksesshme në të gjitha proceset zgjedhore të pasluftës në Kosovë” “As Kryesia e LDK-së dhe as kryetari i saj nuk mund të shkarkojnë as emërojnë një kryetar dege, të zgjedhur në procese të rregullta zgjedhore nga Kuvendi i Degës”, ka shkruar Veliu.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …