Smajl Latifi: UÇK e bëri kthesën e madhe dhe e shkruajti me jak e trimëri historinë më të re të Kosovës

Smajl Latifi: UÇK e bëri kthesën e madhe dhe e shkroi me gjak e trimëri historinë më të re të Kosovës

Komuna e Rahovecit ka mbajtur të hënën seancë solemne me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit. Ne këtë rast, kryetari i komunës, Smajl Latifi tha se vlera e lirisë është e paprekshme, teksa shtoi se po aq e paprekshme është edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ai tha se UÇK-ja është faktori që bëri kthesën e madhe për të mbetur përgjithmonë në kujtesën e popullit, si forca që shkroi me gjak e trimëri historinë më të re të Kosovës, dhe si e tillë duhet të ruhet dhe të mos tregtohet me të. Duke folur për 14 qershorin, Ditën e Çlirimit të Komunës që e udhëheq, Latifi tha se data si kjo nuk do të harrohen kurrë dhe se Brigada 124 lartësoi flamurin e luftës çlirimtare gjatë gjithë rrugëtimit.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …