Oda e Afarizmit të Kosovës po konsideron se diskrepanca e madhe mes pagave në sektorin publik dhe sektorit privat dita ditës po thellohet dhe po paraqet një mosbarazi edhe më të madhe për të punësuarit në këto sektore. OAK duke u bazuar në të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për vitin 2020, thekson se paga mesatare bruto në Kosovë për vitin 2020 ishte 466 euro., përderisa paga mesatare bruto në sektorin privat, për vitin 2020 ishte 380 €, paga mesatare bruto në sektorin publik ishte 624 euro, ndërsa tek ndërmarrjet publike paga mesatare bruto ishte 769 euro. Oda e Afarizmit të Kosovës si përfaqësuese e qindra bizneseve vendore, kërkon që prioritet i vendit tonë të jetë mirëqenia e tërë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe rritja e punësimit, e jo vetëm mirëqenia e atyre që janë të punësuar në shtet.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …