Kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kërkuar kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, të japë dorëheqje nga pozita e saj në këtë institucion, në këmbim të “mirënjohjes”, nëse ajo pranon dorëheqjen. Kryetarja e KQZ-së, zonja Valdete Daka e ka refuzuar kërkesën e zonjës Osmanit, duke deklaruar se detyrën e saj e ka kryer në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Zonja Daka ka qenë e sulmuar e përçmuar dhe e fyer në vazhdimësi nga dy anëtarë të KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje gjatë fushatës së zgjedhjeve të 14 shkurtit. Valdete Daka është emëruar kryetare e KQZ-së më 27 prill të vitit 2018, nga ish-kryetari, Hashim Thaçi, ndërkaq mandati i saj është 5-vjeçar dhe ajo do të ushtrojë detyrën, pa marrë parasysh se nuk do të marrë “mirënjohje” cinike në këmbim të dorëheqjes. Ky është mandati i dytë i zonjës Valdete Daka në krye të KQZ-së.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …