Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po merr pjesë në Bruksel në samitin e NATO-s bashkë më liderët e vendeve anëtare

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s po zhvillojnë samitin e radhës në selinë e aleancës në Bruksel. Në mesin e temave kryesore të Samitit të NATO-s, janë koncepti strategjik i aleancës veriatlantike, rritja e Rusisë dhe Kinës, ndikimi i ndryshimit të klimës, siguria botërore, kërcënimet kibernetike dhe përfundimi i misionit në Afganistan. Samiti i 30 shteteve të NATO-s do të dërgojë një sinjal të fortë të unitetit transatlantik. Joe Biden merr pjesë në takimin e udhëheqësve të vendeve anëtare të NATO-s si pjesë e udhëtimit të tij të parë jashtë vendit si president i ri i SHBA-ve. Biden ka shprehur angazhimin e tij të fortë për të punuar ngushtë me aleatët evropianë në ruajtjen e sigurisë transatlantike dhe vlerave demokratike. Në këtë samit merr pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama si dhe liderë të tjerë nga shtetet anëtare nga rajoni si Maqedonia e Veriut me kryeministrin Zoran Zaev dhe kryeministri i Malit te Zi, Zdravko Krivokapiç.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …