Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kritikuar vendimin e presidentes Vjosa Osmani, për shkarimin e Valdete Dakës, shkruan GazetaBlic. Hoxhaj ka thënë se presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti janë të vendosur për të shkatërruar secilin institucion të pavarur. Sipas tij, ndaj kësaj keqqeverisje dhe ndaj këtyre vendimeve të shëmtuara nuk duhet të heshtë askush. “Dyshja Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë të vendosur për të shkatërruar e kapur secilin institucion kredibil dhe të pavarur në vendin tonë. Në përpjekjet e tyre për të kthyer prapa secilin proces demokratik e shkarkuar secilin zyrtar profesional, sot Vjosa Osmani me urdhërin e Albin Kurtit shkarkoi nga detyra kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …