Sot të Bruksel ka përfunduar takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, A. Vuçiq

Sot të Bruksel ka përfunduar takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, A. Vuçiq

Sot në Bruksel ka  përfunduar takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit  të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ky ka qenë takimi i parë i tyre në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Raundi i ri i dialogut pritet të mbahet në muajin korrik. Pas takimit, kryetari i Serbisë, Vuçiq tha se nuk ka rënë dakord me Albin Kurtin “absolutisht për asgjë”. Para takimit trepalësh, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell ka thënë se është i vetëdijshëm që procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë i lehtë, mirëpo angazhimi i të dyja palëve është i domosdoshëm për popujt e dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …