leoni

Agnesa Termkolli, poezi kushtuar babait tim. Afrim Tërmkolli, i burgosur politik  i vitit 1981

Agnesa Termkolli, poezi kushtuar babait tim. Afrim Tërmkolli, i burgosur politik  i vitit 1981

 

Babi,  ti e dije se s’kisha guxim të shkruaja poezi për ty dhe të thosha  që nuk ka poezi të duhur pë ta kushtuar Ty,  s’ka fjalë të duhura për të përshkruar ty. Por per një-mujorin tënd të ndarjes nga jeta gishtat më shkruanin vetë babi, sepse nuk munda t’a përmbaja vetën për asnjë çast. E kam peng Babi, që s’te kam fizikisht e ta lexoj me ata sy të bukur e me atë zë të ëmbël dhe poezia ta kishte një përmbajtje tjetër.

 

O Ylli më i bukur në qiell kjo poezi është për ty…!

 

BABIT TIM…

 

Kur m’erdhi mendimi të shkruaj për ty

Përballë meje më dolen ata sy

Me të vërtetë shumë u përmallova

E shkruajta emrin tënd dhe fillova

 

Ah more Babë sa shumë më dhemb kjo zemër 

Se kurrë më s’do të thërras në emër

Babi unë ende s e pranoj të vërtetën 

Nuk e pranoj se pa ty do e kalojë tërë jetën

 

Për fëmijën bëheshe fëmijë

Për të riun bëheshe i ri

Për plakun babi bëheshe plak 

Sikur të gjithë të të ngjanin pak

 

M’ka mar malli në këmbë me u ngritë

Kur vije prej punës ulë mos me t’pritë 

“A u lodhe babi” dhe me një përqafim 

Dhe ti më thoje “jo o shpirti im”

 

Dhimbja për ty babi ende s’u shua 

Sytë i kam me lot kur i shoh fotot e tua

M’ka mar malli me ta dëgju atë zë

Shpirti më dhemb kur e di që s’të shoh më

 

Ti do të jesh me ne gjithmonë

Se shpirti yt do të jetë në zemrën tonë

Fjalët e veprat e tua gjithmonë do jetojnë

Do vinë mbesa e nipa e ty do të kujtojnë

 

T’ishe gjallë do vija te ti të pyesja për poezinë

Dhe ti do bëje kritikat për shkrimin tim

Poezitë e tua i mbajë në dollap

Kur i lexoj ndjej që do kthehesh prap 

 

Të shkruaj për ty pata kënaqësinë 

Se edhe poezisë ti i jep hjeshinë

Babi me lot e me mall këtë ty ta kushtoj

E vogla jote, ty ta dedikojë

 

Me shpirt e zemër po bëjë dua 

Që n’botën tjetër kurrë mos me u nda

O Zoti i shtëpisë

O Babë, arsyeja ime e krenarisë…!

 

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …