Betim Gjoshi

Betim Gjoshi: Albin Kurti që sot braktisi premtimin që ia kishte dhënë Ferdonije Qerkezit e Nusrete Kumnovës

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka kritikuar takimin e kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel. Gjoshi ka thënë se Kurti nuk e ka mbështetjen e Vasfije Krasniqit dhe as të Saranda Bogujevcit, por është takuar me Vuçiqin sipas kushteve të tij. “Nuk e ka në krahë as Vasfije Krasniqin dhe as Saranda Bogujevcin, por është ballë për ballë me Aleksandër Vuçiqin dhe sipas kushteve të tij. Ky është Albin Kurti që sot braktisi premtimin që ia kishte dhënë Ferdonije Qerkezit e Nusrete Kumnovës për të kushtëzuar uljen në tavolinën e dialogut me Serbinë me zbardhjen e fatit të fëmijëve të tyre”, ka shkruar Gjoshi. Kujtojmë se Kurti gjatë fushatës elektorale kishte premtuar se do të vendoste reciprocitet me Serbinë dhe do të rikthente taksën në fuqi ndaj mallrave të importuara nga Serbia, por një premtim të tillë nuk e ka përmbushur ende.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …