Joe Biden: Vladimir Putin është i mprehtë dhe i fortë, dhe nga sa kam arritur të zbuloj, është një kundërshtar i denjë

Kryetari i Amerikës, Xho Bajden,  duke folur lidhur me kryetarin e Rusisë, Vladimit Putin ka thënë se ai është i  mprehtë dhe i fortë, dhe nga sa kam arritur të zbuloj, është praktikisht një kundërshtar i denjë, tha Biden. Ai më herët e përcolli një paralajmërim për Putinin dhe i kërkoi shefit të Kremlinit të heqë dorë nga aktet provokuese ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve. Krerët e NATO-s bashkuan zërat me Shtetet e Bashkuara duke e akuzuar zyrtarisht Moskën dhe Pekinin për veprime dashakeqe. Bajden tha se gjatë takimit të tyre do t’ia bëjë të qartë Presidentit Putin se ka fusha ku mund të bashkëpunojmë, nëse ai është i gatshëm. “Por nëse ai preferon të mos bashkëpunojë, nëse vepron në të njëjtat forma si më parë lidhur me sulmet kibernetike dhe veprime të tjera, atëherë do të përgjigjemi me të njëjtën monedhë”, u shpreh kryetari i shtetit amerikan, Bajden.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …