Haki Morina

Veprimtari, Haki Morina, deklaron se kryetari i ri i KQZ-së, është djali i UDB-ashit, Mustafë Radoniqi

Veprimtari, i burgosuri politik dhe autor i librit “Jetë në rrugëtim”, Haki Morina, ka reaguar pas emërimit të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, në postin e kryetarit të KQZ-së. Ai  ka shkruar se kryetari i ri i KQZ-së është djali i UDB-ashit,  Mustafë Radoniqi.

Kur e lexova emrin e ri të kryetarit të KQZ-së, që e emëroi Vjosa Osmani, pas shkarkimit të Valdete Dakajt, z. Kreshnik Radoniqi, besoni që më shkoj mendja tek UDB-ashi me letra, që më kishte marrë në pyetje muaj të tërë në zyrat e UDB-së në Pejë.

Doli që parandjenja ime nuk ishte e gabuar. Kryetari i ri është djali i UDB-ashit Mustafë Radoniqi, i cili përmendet edhe në librin tim biografik të botuar para disa vitesh.

Këtë udbash e mbajë mend më shumë për shkak se ishte i vetmi që djersitej sa herë më torturonte. Ndoshta pse ishte pak i moshuar, por ndoshta edhe pse gjendjen fizike nuk e kishte të nivelit të udbashëve tjerë.

Se tash avash, avash po më kujtohen gjërat.

Sa herë më merrte në pyetje, ky Mustafa më thoshte: nëse e vendosë me na tregu, atëherë tregoj shefit Xheladin Beqirit.

Dmth përmes servilizmit ndaj shefit, përpiqej ti forconte pozitat e veta në UDB.

Prej 3 prillit deri me 6 tetor të vitit 1982, bashkë me shumë UDB-ash të tjerë, më ka torturuar pa mëshirë. Ka pasur momente kur ishte vetëm ai, dhe siç e thash më lartë, e shfrytëzonte të më thoshte tregoi shefit.

A besoni se atëherë dyshoja që është peder, pasi po insiston aq shumë për shefin, sepse nuk e kuptoja që ishte fjala për servilizëm. Ky dyshim vinte edhe për shkak të urrejtjes pa fund që kisha për udbashët. Ja ky është ndryshimi i madh që u angazhuan disa shokë, ish të burgosur politik dhe ish anëtarë të LPK-së.

Urime për shkarkimin dhe ngarkimin.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …