Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen në dialogun me Serbinë. E quan të primitiv derisa e fton në Kuvend për të përgatitur dokumentet e duhura për bisedat me Aleksandar Vuçiq. “Unë i bëj thirrje Kurtit që të vjen në parlament të përgatisim një dokument të asaj se çka pret Kosova në dialog. Që fillon me pikën tre të tij ose me pikën 10 të marrëveshjes së Uashingtonit e mbetur, e theksuar në letrën e presidentit Biden”, tha Haradinaj. “Pastaj nënpikat. Jo të jetë në një dokument horizontal e treta në radhë çështja e njohjes reciproke”, shtoi ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …