Kryetari amerikan Joe Biden dhe Vladimir Putin takohen sot në një kohë kur mes dy vendeve ekzistojnë mosmarrëveshje të thella dhe shpresat për arritje të rëndësishme mbeten të pakta. Të dyja palët kanë thënë se takimi në vilën piktoreske buzë liqenit në Gjenevë do të sjellë marrëdhënie më të stabilizuara, megjithëse të dyja palët u përmbahen qëndrimeve diametralisht të kundërta për pika fërkimi si ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane, sulmet kibernetike dhe agresioni rus në Ukrainë. “Nuk presim një listë të gjatë arritjesh nga ky takim,” tha një zyrtar amerikan gjatë udhëtimit me avionin presidencial për në Gjenevë, duke shtuar se dy udhëheqësit pritet të diskutojnë për orë të tëra. Marrëdhëniet janë acaruar prej vitesh, duke filluar me aneksimin e Krimesë nga Rusia në 2014, ndërhyrjen e rusëve në Siri në 2015 dhe akuzat amerikane, të kundërshtuara nga Kremlini, se Rusia është përzier në zgjedhjet amerikane.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …