T’ i dëgjosh jo më shumë se dhjetë minuta, mbledhjet e Kuvendit Komunal të Komunës së Prizrenit, të krijohet përshtypja se jeni, duke ndëgjuar fëmijët parashkollor, gjuhën shqipe duke mësuar. Këta përfaqësues të qytetarëve të Prizrenit a janë të arsimuar dhe ku e kanë mbaruar shkollimin primar?!
Përfaqësuesit e Asambles Komunale edhe pak muaj, d’ot trokasin përsëri në dyert e qytetarëve jo për t’i pyetur për halle po për t’ju kërkuar votën!
Nuk e di a janë të informuar këta përfaqësues për shkollimin primar dhe sekondar, apo vetëm e kërkojnë votën pa qenë në dijeni se ç’farë, nënkupton përfaqësimi qytetar!
Nëse nuk e dini, ju përfaqësues komunal se ç’farë është shkollimi primar, lexoni dhe mësoni para se votën për përfaqësim të kërkoni.
Lexoni…..
Të gjithë nxënësit pas ciklit të ultë primar, mund të vazhdojnë me ciklin e lartë primar- ndryshe i quajtur cikli sekondar. Cikli sekondar është pjesa e dytë e shkollimit obligativ.
Nëse nuk i keni kryer këto cikle në gjuhën shqipe, atëher tregoni se s’është marre.
Unë i kuptoj, përfaqësuesit e komuniteteve pakicë po s’po mund t’i kuptoj, përfaqësuesit e “paraqitur” të shqiptarëve shumicë.
Ku e keni mbaruar shkollimin dhe në ciën gjuhë?
Na tregoni…
Pse me këto gabime si të fëmijëve parashkollor?
Pse, gjuhën amtare e bastardoni?
Ju lutem shumë, lexoni dhe Shqip mësoni!