leoni

Drejtoria për Shërbime Publike në komunën e Rahovecit, ka bërë pastrimin e pesë deponive ilegale

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë me inspektorët komunal, drejtorinë për shërbime publike, drejtorinë për urbanizëm, planifikim dhe mbrojtje të mjedisit dhe me policinë e Kosovës, për parandalimin e hedhjes së mbeturinave dhe ndotjes së mjedisit. Kush sheh persona të papërgjegjshëm duke ndotur mjedisin me mbeturina, ta kryeni detyrën elementare si qytetar të këtij vendi, t’i njoftoni inspektorët dhe policinë. Për të gjithë personat juridik dhe fizik, të cilët hedhin mbeturinat e amvisërisë, inerte (të ngurta), mbetje shtazore në vendet që nuk janë të përcaktuara nga autoritetet e komunës, do të merren sanksione në kuadër të mandatit ligjor dhe autorizimeve që ka komuna e Rahovecit!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …