Kryediplomati kroat, Gordan Grlic Radman ka kërkuar sot që nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende s’e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë. Ai ka thënë se njohja nga pesë vendet e Bashkimit Evropian do ta stabilizonte Kosovën dhe rajonin. Sipas tij, janë tri gjëra thelbësore për stabilitetin e rajonit: respektimi i integritetit territorial të shteteve, barazia kushtetuese e boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve në Bosnje e Hercegovinë dhe vendosja e besimit të ndërsjellë pas luftërave të viteve 1990. Këto komente ai i bëri gjatë një konferencë ndërkombëtare e cila po mbahet në Bratisllavë. Ndryshe, Qipro, Greqia, Rumania, Spanja dhe Sllovakia janë pesë vendet e BE-së të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …