Punëtori “Mobilizimi rinor për parandalim të hershëm të ekstremizmit”

OJQ Sundimi i Demokracisë në Kosovë është duke implementuar projektin “Mobilizimi rinor për parandalim të hershëm të ekstremizmit”. Ky projekt përkrahet nga fondet e Bashkimit Evropian dhe menaxhohet nga Forum MNE. Në fjalën hyrëse, Rexhep Zeka, Drejtor ekzekutiv i OJQ SDK tha se qëllimi i këtij projekti është që të krijohen praktika të qëndrueshme të ndërveprimit në mes strukturave lokale të sigurisë dhe strukturave rinore si pjesë e shoqërisë civile. Këto të ndikojnë në rritjen e veprimeve vetëdijesuese, që kanë për qëllim luftimin e propagandës për bindje ekstreme. SDK, përmes këtij projekti synon për të kontribuar në Planin Vjetore të Veprimit të KKSB-së në Han të Elezit, të inkorporoj edhe aktivitete që ndërlidhen me luftimin e ekstremizmit tek të rinjtë. Një prej aktiviteteve është edhe tryeza e cila u mbajt me temën “Roli i bashkësive fetare dhe strukturave lokale të sigurisë në parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit tek të rinjtë”. Kjo tryezë është organizuar në bashkëpunim me KKSB-në dhe Qendrën Rinore në Han të Elezit. Në këtë tryezë pune me pikëpamjet e tyre kontribuuan Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, nënkryetari Mallzum Qajani, Komandanti i Stacionit Policorë në Han të Elezit, Toger Nuhi Dema dhe Hoxhë Kujtim Hyseni i cili njëherësh moderoi me këtë takim.

Fotografia e Komuna Hani i Elezit

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …