Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka reaguar pas kërkesës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq që të hapen arkivat e UÇK-së. “Vuçiq, arkivat e UÇK-së kanë qenë të hapura për publikun, ato janë edhe të hapura sepse nuk ka se çfarë të fshihet në to. Hapni ju Serbia arkivat, tregoni krimet dhe masakrat që i keni bërë ndaj shqiptarëve dhe zbuloni edhe varrezat që i keni fshehur me vite të tëra”, ka thënë Klinaku. Kujtojmë që kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq përmend UÇK-në në kontekst të kërkesës së tyre që e kanë për autoritet e Kosovës për siç thotë ai hapjen e arkivave të gueriles kosovare.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …