leoni

Albert Zholi: Flet Etrita Ibrahimi, vajza e “Artistit të Popullit” Feim Ibrahimi: 

Albert Zholi: Flet Etrita Ibrahimi, vajza e “Artistit të Popullit” Feim Ibrahimi

Tish Daija, dhe Prof. Albert Paparisto, ishin ata qё e ndihmuan nё thellimin e dijeve tё tij muzikore

– Momentet mё tё vёshtira kanё qenё kur, nё vitin 1992, e hoqёn nga puna padrejtёsisht, bashkë me nënën

-Miqtë  e tij në fushën e letërsisë ishin Dritёro Agolli, Ismail Kadare, Fatos Arapi, Ali Podrimje, Xhevahir Spahiu

Feim Ibrahimi (Gjirokastër20 tetor 1935 – Torino2 gusht 1997) ka qenë ndër kompozitorët më të njohur të Shqipërisë. Praktikisht autodidakt në fillimet e veta, ai ishte i pari kompozitor shqiptar me peshë që studioi në mënyrë ekskluzive brenda vendit, duke u regjistruar në vitin 1962 në Konservatorin e sapokrijuar të Tiranës, ku studioi nën drejtimin e Tish Daisë deri në 1966. Pas kësaj, ai dha mësim në degën e kompozicionit, kontrapunkt dhe harmoni, në Konservator (1966–73), e më pas mbajti postin e nëndrejtorit të Institutit të Lartë të Arteve, organizmi mëmë i Konservatorit (1973–1977). Posti i tij më i lartë ishte ai i Sekretarit për Muzikën në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (1977–1991); më vonë ishte edhe Drejtor i Pergjithshëm i Teatrit të Operas dhe Baletit, Tiranë (1991–92). Nga viti 1992 deri sa u largua nga jeta, ishte profesor i teorisë dhe kompozicionit në Konservatorin e Tiranës. Në këtë intervistë vajza e tij sjell para lexuesit, jetën veprën, arritjet, pengjet, situatat e vështira që ka kaluar në jetë.

 

–          Me origjinë nga Gjirokastra e gurtë, çfarë kishte brenda Feimit nga ky qytet plot histori dhe kulturdashës? A e kujtonte ai atё në bisedat tuaja dhe çfarë vlerësimi i bënte?

Babai im u lind nё Gjirokastёr, mё 20 tetor 1935 dhe, nё tё vёrtetё, jo vetёm origjina e tij ishte nga qyteti i gurtё, por edhe prindёrit, ai dhe e gjithё familja e tij, ishte gjirokastrite. Nga qyteti i tij i lindjes, ai trashёgoi traditat, zakonet e saj, tё cilat gjyshёrit e mi, i ruajtёn gjatё tё gjithё jetёs sё tyre. Siç thotё edhe vetё ai, nё shёnimet e tij: “Kam lindur nё Gjirokastёr, nga prindёr gjirokastritё, por nuk kam jetuar atje, pёr arsye se babai, njё vit pas lindjes sime, familjen e tёrhoqi me banim nё Durrёs, ku kishte filluar tregtinё me kohё. Kёshtu qё nga Gjirokastra nuk kam asgjё tё veçantё. Por shpirtin, mentalitetin e zakonet e saj, i kam nga familja e prindёrit, tё cilёt, me gjithё kohёn e gjatё nё Durrёs, deri nё fund tё jetёs sё tyre, nuk ndryshuan asgjё gjirokastrite brenda familjes; çdo gjё tё origjinёs sё tyre, ata e ruajtёn me fanatizёm tё plotё. Mё kujtohet qё shpesh nёna, qё, sipas zakonit tё Jugut, ne, fёmijёt e thёrritnim “nanà”, deri nga vitet e fundit, thoshte: “Ç’pate, mor derёzi, qё na prure nё Durrёs?” “Derёziu”, ishte babai. Ai ishte vizionuar, sigurisht, qё e hodhi njё hap tё tillё. Duke qenё se ishte njё nga mekanikёt e shoferёt e parё tё Gjirokastrёs, mbasi kishte shkuar nё Amerikё i ri fare, ku punoi nё furrat e shkrirjes sё ‘Ford’-it, e kuptoi qartё se, Gjirokastra e vogёl, me prapambetjen e saj, nё njё zonё disi tё thellё, nuk kishte asnjё perspektivё zhvillimi. Prandaj la shtёpinё e garazhin nё Gjirokastёr dhe u vendos nё Durrёs. Nё Durrёs dhe jo nё Tiranё, sepse ai mendjen e kishte nga Perёndimi e, Italia ishte pesё hapa larg, nё anёn tjetёr tё Adriatikut. Ai e dinte qё deti u jepte hapёsira ambicieve e qёllimeve tё tij pёr tё bёrё tregti me Evropёn.”

–          Feim Ibrahimi, një personalitet i muzikës shqiptare, si e kujtoni ju babanë tuaj në vitet e fëmijërisë, në shkollë të mesme dhe të lartë, pra në tre etapat më të rëndësishme tuajat jetësore?

Babai im, si pёr çdo fёmijё tjetёr, ishte nё radhё tё parё prindi im dhe pёr sa kohё isha e vogёl, nuk e ndjeja mbi supet e mia peshёn e personalitetit tё tij artistik. Sigurisht jam mbrujtur me tingujt e pianos sё tij dhe muzika qё ai ka kompozuar, sot pёr mua ёshtё mё e thjeshta pёr t’u luajtur, sado e vёshtirё tё jetё ajo. Por atёherё nuk kuptoja ende rёndёsinё e figurёs sё tij, jashtё mureve tё shtёpisё. Pёr mua ishte thjesht babi…ai qё luante me mua e qё hera-herёs mё thёrriste “qerratinkё” Ai qё, kur mё merrte nё krahё, arrinte tё mё tregonte sa e madhe ishte bota e tij. Ai qё, kur mё qortonte, edhe pse momentalisht mёrzitesha, mё linte tё kuptoja se ka disa parime nё jetё, tё cilat nuk mund tё shkelen kurrё, nёse objektivi yt ёshtё tё jesh i aftё dhe njёkohёsisht i ndershёm.

Gjatё adoleshencёs sime, ai ishte udhёheqёsi i rrugёtimit tim personal dhe artistik. Tashmё, edhe unё e kisha filluar rrugёn e artit dhe ai ishte mentori mё i mirё, qё çdokush nga ne, mund tё dëshirojё pёr veten e tij. Studimet e larta unё nuk i kam ndjekur nё Shqipёri dhe mё ёshtё dashur tё shkёputem herёt nga babai dhe mamaja ime, megjithatё ata ishin gjithmonё tё pranishёm nё jetёn time dhe natyrisht, udhёzimet dhe fjalёt e tyre mё ndiqnin edhe jashtё kufirit.

–          A ishte i rreptë ai me ju dhe në kohën e lirë, si ishin marrëdhëniet tuaja?

Babai im ishte autoritar, por jo i i rreptё. Nё fakt, unё nuk mendoj se kam qenё fёmijё problematik dhe ndoshta edukimi im nuk ka qenё shumё i vёshtirё pёr tё. Natyrisht, ai dhe mamaja ime kishin disa rregulla tё sjelljes brenda dhe jashtё familjes, tё cilat duheshin respektuar dhe unё them se i kam zbatuar. Sigurisht, hera-herёs edhe unё kisha dёshirat e mia, ato tё njё adoleshenteje, tё cilat jo gjithmonё pёrkonin me ato tё babait tim, por nё pёrgjithёsi mundohesha tё mos krijoja askund probleme, sepse, ndёrkohё, mbi supet e mia kishte filluar tё peshonte shumё edhe emri i tij. Nuk doja kurrsesi qё tё prishja imazhin e familjes sonё. Kohёn e tij tё lirё, ai ia kushtonte gjithmonё familjes: mamasё, gjyshes sime dhe mua. Krijonte, me aq sa kishte mundёsi, gjithmonё momente relaksi dhe shёtitjesh nё Tiranё apo nё vende tё ndryshme tё Shqipёrisё. Ato ishin momente tepёr tё bukura pёr ne. Duke qenё familjar i pёrsosur, bёnte ç’ishte e mundur pёr t’u ndier tё gjithё mirё. Ka ndodhur qё edhe kur i duhej tё shkonte pёr aktivitete pune nё qytete tё tjera, na merrte edhe me vete, vetёm e vetёm qё tё ishim tё gjithё bashkё. Prindёrit e mi ishin shumё tё lidhur me njёri-tjetrin, kishin njё harmoni tё pёrkryer, çka e bёnte mё tё bukur kohёn qё ne pёrjetonim tё tre bashkё. Feim Ibrahimi ishte mikpritёs i shkёlqyer, prandaj dera jonё ishte gjithmonё e hapur pёr tё afёrmit dhe miqtё tanё. Netёt e kaluara me tё gjithё ata qё bёnin pjesё nё rrethin tonё familjar e shoqёror, kanё qenё njё kohё tjetёr e lirё, e shpenzuar tepёr bukur. Nga ato mbrёmje kam mёsuar ç’do tё thotё tё jesh njeri i kulturuar dhe tё duash e tё respektosh tё tjerёt.

–          Sa ka ndikuar babai  në formimin tuaj intelektual? Ndërhynte tek mësuesit dhe çfarë ju sugjeronte për të ardhmen tuaj?

 Siç pёrmenda edhe mё sipёr, babai im ka qenё udhёheqёsi im kryesor e kjo, sigurisht, ka ndikuar nё formimin tim personal dhe artistik. Pa frikё mund tё them se ai ka lёnё gjurmёn kryesore nё jetёn time, sepse edhe unё sot, mundohem tё transmetoj atё çka ai mё mёsoi gjatё tё gjithё kohёs qё ishte me ne, tek im bir. Babai im ishte autoritar, por jo i i rreptё Pёrkundrazi, mё ka nxitur gjithmonё tё mёsoj e tё studioj edhe mё tepёr nga sa mё kёrkohej. Nё fakt, mё duket, se as nuk kishte pse tё ndёrhynte diku pёr mua, pasi unё kam qenё shumё e rregullt dhe e pёrpiktё nё gjithçka qё kishte tё bёnte me shkollёn dhe me formimin tim kulturor. Kjo falё karakterit tim, por sidomos falё shembullit tё pёrsosur nё familjen time: dy prindёr si Vera dhe Feim Ibrahimi. Mendoj se problemi i vёrtetё nuk ёshtё mbarimi i njё shkolle… Ajo mbarohet, nё njё mёnyre apo njё tjetёr, me ose pa ndёrhyrje… Pёr mua, problemi serioz ёshtё se çfarё ndodh kur ti e mbaron shkollёn pa dijet e duhura, pa fituar aftёsitё pёr tё kryer njё punё! Dhe çfarё ndodh nё jetёn tёnde kur nuk mundesh tё bёsh asgjё, sepse ti vetё nuk ia ke dhёnё vetes kёtё mundёsi…?!  Pikёrisht kёtu qёndron orientimi i atit tim pёr tё ardhmen time: Tё vetmet zgjidhje pёr tё jetuar bukur, janё studimi dhe puna e vazhdueshme. Çdo gjё tjetёr mё pas rrjedh vetё…!

–          Cilët kanë qenë profesorët e tij dhe si ua përcillte juve kujtimet për ata?

Profesorёt e babait tim ka qenё tё shumtё, por nё formimin e plotё tё tij, kanё ndikuar profesorёt qё ka pasur nё gjimnazin e Durrёsit, si Prof. Qemal Xhomo, Mark Dema, Anton Deda, Luigj Franja, Preng Kaçinari, Reshat Konçi etj. Nuk mund tё le pa pёrmendur kёtu Sulejman Gjavorin, i cili organizonte mёsimet dhe aktivitetet nё Shtёpinё e Pionierёve nё Durrёs. Babi e pёrmendte shpesh, sepse ishte ai qё e futi nё botёn e muzikёs dhe i krijoi mundёsinё tё çmonte fuqinё dhe bukurinё e saj. Mё pas, Prof. Tish Daija, profesori i tij i kompozicionit, dhe Prof. Albert Paparisto, ishin ata qё ndihmuan nё thellimin e dijeve tё tij muzikore, nё Institutin e Lartё tё Arteve (sot Universiteti i Arteve). Prof. Tishi, qё ditёn kur e pёrzgjodhi nё Durrёs pёr tё vazhduar studimet nё konservator (u hap pёr herё tё parё nё Shqipёri, nё vitin 1961), do tё ishte gjithmonё i pranishёm nё jetёn e babait tim. Ai, jo vetёm ishte profesori i tij por, mё pas, ata do tё ishin kolegё dhe miq shumё tё mirё. Madje, edhe familjet tona e zhvilluan dhe e ruajtёn deri nё fund miqёsinё e tyre krejt tё veçantё.

–          Kush ishin miqtë e tij më të mirë dhe si bashkëpunonte në fushën e muzikës me ta?

Duke qenё kompozitor dhe pёr pozicionin qё kishte, Feim Ibrahimi kishte tё bёnte me shumё artistё, prandaj dhe emrat janё tё panumёrt. Ndёr ata me tё cilёt ka bashkёpunuar, mund tё pёrmend:  mikun e tij tё shtrenjtё Dritёro Agolli, apo Ismail Kadarenё, Fatos Arapin, Ali Podrimjen, Xhevahir Spahiun; kompozitorёt dhe miqtё e tij shumё tё mirё nga Kosova: Fahri Beqiri, Rafet Rudi, Zeqirja Ballata; Agim Prodani, Prof. Shpёtim Kushta, Prof. Aleksandёr Peçi, Piro Milkani, Kujtim Çashku, Agron Aliaj, piktorin e shumёnjohur Naxhi Bakalli; dirigjentёt: Mustafa Krantja, Rifat Teqja, Ermir Krantja, Ferdinand Deda; Prof. Ibrahim Madhin, Prof. Margherita Kristidhin, Prof. Nora Çashkun, Vaçe Zelёn, Gaqo Çakon, Prof. Nestor Kraja etj., tё cilёt kanё qenё sё pari, miq tё tij dhe mё pas edhe bashkёpunёtorё tё shumё veprave e tё shumё veprimtarive.  Vёrtet, janё tё shumtё ata qё kanё punuar me tё, por janё po aq tё shumtё miqtё e fёmijёrisё dhe tё rinisё sё tij. Kёtu do tё veçoja aktorin e mirёnjohur Lutfi Hoxha, mik i pandarё dhe besnik i tё gjithё jetёs sё babait tim dhe i familjes sonё; dr. Enis Boletini, dr. Naum Theodhosi, Gjergj Vlashi, Esat Ypi, Petraq Ristani, Petraq Papai, Eqrem Basha, Vasil Andoni, Agim e Sirri Rroji, Prof. Sabaudin Zhuta, miq tё tij tё vёrtetё deri nё momentin e fundit…!

–          Cila ka qenë dita më e bukur juaja në marrëdhëniet me babanë? Po dita më e vështirë?

E kam shumё tё vёshtirё tё pёrcaktoj se cila ka qenё dita mё e bukur, pasi kanё qenё aq tё shumta, sa nuk mund tё veçoj ndonjёrёn, por nёse vёrtet duhet tё pёrmend njёrёn prej tyre, ajo ёshtё dita e Koncertit pёr 60-vjetorin e tij, nё vitin 1995, ku unё luajta Koncertin n. 2 pёr Piano dhe Orkestёr, tё kompozuar nё vitin 1975 (interpretuar vetёm njё herё nga pianistja e mirёnjohur Margherita Kristidhi) dhe mё pas i censuruar pёr 20 vite…E gjithё kjo se, sipas kritikёve, ky koncert pёrshkohej nga misticizmi dhe tragjizmi… Ishte pёrgjegjёsi shumё e madhe pёr mua, qё vija pas studimeve nё konservatorin “Giuseppe Verdi” tё Torinos, pёr tё risjellё nё skenё, pas 20 vitesh, nё koncertin me vepra tё babait tim, njё vepёr madhore dhe tё vёshtirё si ajo… Tё pranishёm ishin intelektualё tё shquar, tё gjithё muzikantёt dhe artistёt mё tё mirё tё Tiranёs. Emocione tё mёdha e tё ngatёrruara! Fotografia, ku jam duke i dhёnё babit lulet, qё mё dhuruan nё fund, dhe ai pёrqafimi i tij i fiksuar aty, si urim pёr interpretimin tim, mё shoqёron kudo ku shkoj… Moment i paharruar pёr mua…! Ndёrsa dita mё e vёshtirё ka qenё, pa dyshim, ai momenti, kur unё, qё e kisha humbur prej disa ditёsh, realizova, mё nё fund, brenda vetes, gjendjen se nuk do tё mund tё telefonoja mё, nё shtёpinё tonё, nё Tiranё, tё dёgjoja zёrin e tij e tё thoja: “Ba’, jam Etri…!”.

–          Çfarë do veçosh nga virtytet e tij?

Feim Ibrahimi kishte shumё virtyte, por ajo qё unё çmoj mё tepёr tek ai, ёshtё ndershmёria e tij me tё gjithё, por sidomos me veten…ai nuk bёnte kompromise me askёnd dhe asgjё dhe nuk pranonte tё shkruante muzikё konvencionale, prandaj edhe veprat e tij kritikoheshin shpesh dhe disa herё censuroheshin gjithashtu. Ai gjithmonё thoshte: “Kur hyn nё ring, do tё pranosh edhe grushta” dhe kjo shprehje e ka shoqёruar tё gjithё jetёn…!

–          Në këndvështrimin tuaj, cila ka qenë dita më e vështirë e tij? Po më e bukura?

Ditё tё vёshtira babai im ka pasur shumё… Gjithçka prej veprave dhe mendёsisё sё tij artistike tё pёrparuar dhe jo vetёm… Megjithatё mendoj se momentet mё tё vёshtira kanё qenё kur, nё vitin 1992, e hoqёn nga puna padrejtёsisht. Me ndёrrimin e sistemit nё Shqipёri, mbetёn pa punё, si ai ashtu dhe mamaja ime… Mua, qё isha me studime nё Itali, mё prenё bursёn e shkollimit. Njё zgjedhje tё tillё, nuk kam arritur kurrё ta kuptoj, pasi im atё gjithё jetёn ishte pёrpjekur pёr çuarjen pёrpara tё muzikёs shqiptare. S’pati qenё kurrё as komunist dhe as nё shёrbim tё drejtpёrdrejtё tё politikёs, pёrkundrazi! Mjafton fakti qё ai, nga viti 1978, kishte filluar njё luftё tё mirёfilltё burokratike pёr ta anёtarёsuar Shqipёrinё nё UNESCO. Dhe ia doli, pas 13 vitesh, nё vitin 1991! Vёrtet, nuk arrij as ta konceptoj e jo mё ta kuptoj, si ёshtё e mundur qё ky artist tё flakej nё rrugё bashkё me familjen e tij!

Nё shёnimet e tij, shpesh kam gjetur mendime tё hedhura aty-kёtu, qё dёshmojnё pёr gjendjen e tij tё trazuar shpirtёrore nё ato vite…

“Nuk ma lodhi puna trupin, ma gёzoi shpirtin…thashethemet ma shkatёrruan , o njerёz, trupin dhe shpirtin”.

“Jam edhe s’jam?!…mёngjeseve ndryshe, mbrёmjeve ndryshe…! Kur jam, s’jam…ku s’jam, jam. Ndoshta jam e s’jam…  (Bёj sikur jam). Por mё shumё s’jam. Bёj sikur jam, edhe kur s’jam.”

“Thellё e mё thellё nёn Tokё trupi. Lart e mё lart nё Qiell shpirti. Mbi Tokё e nёn Qiell, veç hijes…asgjё e asaj qё ishte.”

Mё pyetёt edhe cila ka qenё dita mё e bukur e tij…! Pa dyshim dita kur unё erdha nё kёtё jetё…ai thoshte gjithmonё qё unё isha kryevepra e tij dhe ishte mё shumё se i lumtur pёr ekzistencёn time!

–          A u vlerësua si duhej Feim Ibrahimi në sistemin monist?

Pёrgjigjja pёr kёtё pyetje ёshtё paksa e vёshtirё, pasi shumё njerёz mendojnё qё absolutisht po! Sigurisht, pёrsa u pёrket posteve qё ai mbajti, pothuajse gjatё tё gjithё jetёs artistike, ishte shumё i vlerёsuar. Fillimisht ishte zv/drejtor i Institutit tё Lartё tё Arteve. Mё pas e emёruan nё postin mё tё lartё pёr njё muzikant, atё tё sekretarit tё Lidhjes sё Shkrimtarёve pёr sektorin e muzikёs, ku qёndroi pёr rreth 15 vite, deri nё vitin 1991. Po nё kёtё vit filloi drejtor i pёrgjithshёm i Teatrit tё Operёs dhe Baletit, prej ku e larguan nё vitin 1992. Po, e larguan, e larguan sepse anarkia kishte pushtuar Shqipёrinё e atyre viteve. Figurat e artistёve tё vёrtetё u shkelёn me kёmbё, sipas dёshirёs sё atyre qё tashmё kishin marrё nё dorё artin, sikurse edhe tё gjitha institucionet e tjera tё kёtij vendi. Artistikisht, nё pamje tё parё dukej i vlerёsuar… Veprat e tij gjithmonё merrnin çmime tё para, por si çdo medalje qё ka dy anё, edhe veprat pёrveç çmimeve qё merrnin, pothuajse gjithmonё shoqёroheshin me kritika tё forta (flas pёr veprat e pёrmasave tё mёdha). Tё famshmet “diskutime krijuese” ishin Shpata e Damokleut mbi kokёn e tij, e cila edhe mund tё pritej… Ne, brenda mureve tё shtёpisё, ishim gjithmonё nё ankth pёr atё qё mund tё na priste.

Sёrish mes letrave tё tij, kemi gjetur edhe kёto shёnime: “Vazhdimisht kam ndier nevojёn tё hedh shёnime nga ajo qё kam jetuar, sidomos 30 vitet e fundit, periudhё, e cila, natyrisht, ёshtё ajo kur u krijua e u formua personaliteti im si kompozitor. Ngjarjet qё kam kaluar, shumё vite tё shkuara, mё kanё tronditur; nё kohёn e tyre mё kanё krijuar vёshtirёsi dhe shqetёsime tё mёdha. Ato disa herё kanё qenё tё rrezikshme pёr mua, gruan, vajzёn time tё vetme dhe, pse jo, edhe pёr rrethin familjar: vёllanё, motrat, ndoshta edhe nipat dhe mbesat.

Ç’ishte ky fat pёr njё absurditet tё tillё? Ç’faj kishte gruaja, Vera, vajza, Etri, vogёlushe 5 apo 6-vjeçare, pse mund tё “gaboja” unё? Pse pёr njё tё ashtuquajtur “gabim ideologjik” nё krijimtarinё time, duhet tё kishte dy-tri-katёr e mё shumё dёnime: unё, gruaja, vajza etj etj. etj.”

 –          A ka pasur ndonjë takim me udhëheqësit e asaj kohe dhe çfarë ju ka treguar?

Po, ka pasur herё pas here takime me udhёheqёsit e asaj kohe, edhe me vetё Enver Hoxhёn, apo Haki Toskёn, Foto Çamin, Ramiz Alinё etj., por gjithmonё kanё qenё takime pune, nё grup dhe jo personale.

–          Ju si fëmijë e tij, a ndiqni gjurmët e babait?

Unё kam ndjekur gjurmёt e tij, jo si kompozitore, por si pianiste koncertiste. Merrem gjithashtu edhe me dixhitalizimin dhe pёrhapjen e veprave tё Feim Ibrahimit; madje ky ёshtё edhe qёllimi pёr tё cilin, para pothuajse 11 vitesh, vendosa tё kthehem nё Shqipёri, bashkё me familjen time.

–          Në kohën e lirë me se merrej dhe si i kishte marrëdhëniet me cigaren dhe pijet alkolike?

Koha e lirё e babait tim ka qenё shumё e kufizuar, pasi kur nuk ishte nё zyrё, ishte nё studion tonё, duke kompozuar…Kur ma linte mua pianon pёr tё studiuar (kishim orare tё ndara me njёri-tjetrin), ishte nё tavolinё duke orkestruar…ose duke shkruar esè, apo diskutime qё i duhej tё mbante nё takime tё ndryshme… Ishte duke lexuar libra filozofikё ose edhe thjesht, duke ndihmuar nё punёt e shtёpisё. Megjithatё nuk na kanё munguar ato momentet tona, edhe pas darke, kur i kishim mbaruar punёt e ditёs dhe dilnim tё tre pёr njё shёtitje nё bulevard. Nuk mungonin gjithashtu, siç e kam thёnё edhe mё lart, as edhe shёtitjet e herёpashershme nёpёr Shqipёri.

Mbrёmjet vona i kalonte kryesisht nё shoqёrinё e mikut tё tij Dritёro Agolli, qё bashkё me tё shoqen, Sadijen, vinin pas darke dhe kalonin orё tё tёra deri edhe pas mesnatte, duke biseduar pёr artin, letёrsinё, filozofinё, politikёn e gjithçka tjetёr. Shpesh u bashkoheshin edhe Kujtim e Nora Çashku, apo miq tё tjerё, si edhe tё afёrmit tanё mё tё ngushtё. Nё ato orё diskutimesh tё vyera, unё jam kulturuar ndoshta mё shumё se nё çdo shkollё tjetёr, qё kam bёrё gjatё jetёs sime. Hera-herёs kishim edhe miq tё huaj, tё cilёt vinin tё ftuar nga Lidhja e Shkrimtarёve. Pas darkave apo takimeve zyrtare, Dritёroi dhe babi, duke qenё se banonim ngjitur me hotel “Tirana”, i sillnin nё shtёpitё tona, qё i ndante vetёm njё kat, dhe kёshtu kalonim netё tё tjera tё paharrueshme, tё mbushura me dije pa fund! Im atё ishte shumё i kujdesshёm pёr shёndetin e tij… Cigaren e kishte pirё mjaft, pёr shumё vite, kur ishte i ri, por mё pas e kishte lёnё dhe nuk e piu mё deri nё fund tё jetёs. Pija ishte thjesht njё shoqёruese shumё “e ngadaltё” pёr atё. Duke qenё edhe kardiopatik, qё nё moshёn 43-vjeçare, pijes i rrinte larg, pёrgjithёsisht… Me njё gotё fare tё vogёl pёrpara, mund tё kalonte orё tё tёra bisedash dhe kёshtu ndjehej mirё.  Nuk di ta kem parё ndonjёherё babain tim tё kalonte masёn qё i lejonte vetes, nё çdo gjё… Ishte njeri i matur nё gjithçka dhe kurrё nuk e shkelte kufirin pёr asgjё!

–          Mund të na e përcillni thjesht kontributin themelor të Tij në krijimin dhe zhvillimin e muzikës në tërësi dhe në atë klasike shqiptare?

Sё pari, do tё thoja qё kontributi i Feim Ibrahimit nё muzikёn shqiptare, qёndron nё faktin se ai u pёrpoq me tё gjitha mёnyrat, duke rrezikuar edhe veten e tij, tё dilte nga kornizat e realizmit socialist. Ai theu tabutё e kёsaj epoke dhe pёr kёtё arsye ёshtё cilёsuar edhe nga kritika, si reformatori i muzikёs shqiptare. Mё tej, kontributi i tij shtrihet tek brezat, pasi ishte profesor i shumё prej artistёve tё sotёm dhe nё vitet kur punoi nё Lidhjen e Shkrimtarёve, u mundua tё ndihmonte sa mё shumё artistё duke u dhёnё atyre pianot qё vinin herё pas here nё Shqipёri, apo magnetofone e mjete tё tjera pune tё domosdoshme pёr njё muzikant.

Nga viti 1978, ai bёri njё punё ekzemplare pёr 13 vite rresht, qё muzika shqiptare tё anёtarёsohej nё UNESCO dhe mё nё fund ia doli. Gjithmonё pohonte se ai momenti kur mbajti fjalёn e tij falenderuese nё Bonn, nё Asamblene e Pergjithshme  tё CIM-it, ishte momenti mё emocionues i tё gjithё karrierёs sё tij!

Feim Ibrahimi, me ndihmёn e mikes sonё anglese, June Emerson, nё vitin 1991 krijoi Festivalin e Muzikёs sё Re Shqiptare, festival qё aktivitetin e tij e ka vazhduar deri nё kohёt e sotme dhe qё u bё skena e muzikёs shqiptare pas viteve ’90.

Ati im, ёshtё i pari kompozitor shqiptar qё, nё vitin 1994, nё konservatorin “Mozarteum”, nё Salzburg, shkroi muzikё elektroakustike, njё zhanёr dhe njё teknikё krejtёsisht e palёvruar nё Shqipёri nё ato kohё. Vepra “De Profundis”, kushtuar viktimave te diktaturёs nё vёndin tonё, ka qenё e pranishme disa herё nё festivalet evropiane tё muzikёs elektroakustike.

Nё fakt, lista e kontributeve tё tij nё muzikёn shqiptare do tё ishte ende e gjatё, por hapёsira nuk ma lejon, kёshtu qё mendoj tё ndaloj kёtu…

–          Cili ishte tipari i tij dallues në marrëdhëniet prind – fëmijë?

Kemi pasur njё marrёdhёnie klasike prind – fёmijё, ku dashuria dhe respekti kanё qenё nё maksimum. Im atё ishte sa autoritar, aq edhe hokatar, luante me mua, mё mёsonte pianon dhe muzikёn, interpretonim me 4 duar nё piano…

Nё tё vёrtetё, nuk mund ta pёrshkruaj me njё fjalё, sepse ai i kishte tё gjitha tiparet bashkё.

–          Ka disa filma që Feimi ka realizuar muzikën, çfarë ju ka shprehur ai në këto raste? Cila është e veçanta e kësaj muzike?

Feim Ibrahimi ka shkruar muzikёn e tetё filmave, tё cilёt janё: “Ngadhёnjim mbi vdekjen”, “Kur zbardhi njё ditё”, “Pёrse bie kjo daulle”, “Ballё pёr ballё”, “Pylli i lirisё”, “Shembja e idhujve”, “Balada e Kurbinit” dhe “Tё Paftuarit”. Ai kishte njё konsideratё tё lartё pёr muzikёn e filmit dhe e kompozonte gjithmonё me shumё seriozitet. E vlerёsonte, as mё shumё e as mё pak, si njё muzikё tё mirёfilltё simfonike, prandaj edhe pёrdorte tё njёjtёn gjuhё kompozicionale. Shpeshherё, ndodhej nё sheshxhirimet e filmave, pёr ta jetuar vetё dramaturgjinё e tyre qё, mё pas, tё kompozonte muzikёn e duhur. Sipas tij, vetёm nё kёtё mёnyrё, muzika do tё pёrputhej mё sё miri me tё tёrё komponentёt filmikё.

–          Po shkolla jonë e muzikës sot a është konkuruese në Evropë?

Mendoj qё shkolla jonё ka qenё tepёr konkuruese nё Evropё nё vitet ’80 – ’90. Niveli i instrumentistёve dhe i disa kompozitorёve, nuk ishte mё pak i denjё se ai i vendeve evropiane. Edhe unё vetё jam dёshmi e kёsaj: kur shkova pёr studime nё Itali, niveli ynё nuk ishte aspak mё poshtё atij italian, pёrkundrazi…!

Nё kohёt e sotme, arritjet e disa instrumentistёve dhe kёngёtarёve vazhdojnё tё jenё konkuruese. Shumё prej tyre fitojnё konkurse e bёjnё karrierё mjaft tё mirё jashtё kufijve shqiptarё.  Jam e rezervuar pёrsa i pёrket kompozicionit, pasi ende nuk ёshtё nё nivelin e muzikёs kontemporane evropiane, e cila nё kёto vite ka pёrparuar me hapa tё stёrmёdhenj.

Fjalёn e kam pёr muzikёn serioze, pasi muzika e lehtё ka probleme shumё mё tё mёdha dhe ёshtё  vite dritё larg muzikёs  evropiane.

–          Kishte ndonjё peng Feim Ibrahimi?

Sigurisht qё kishte… Edhe disa nga shёnimet e shkruara prej tij, tё cilat i kam sjellё kёtu mё sipёr, dёshmojnё mё sё miri pёr kёtё…! Pёr mё tepёr, ai vuante faktin qё nuk kishte mundur tё studionte jashtё kufijve shqiptarё, prandaj edhe shfrytёzonte çdo mundёsi qё i krijohej, pёr tё lexuar, studiuar e dёgjuar muzikё… Ishte i etur pёr kulturё evropiane; nuk reshti kurrё sё kёrkuari, madje nga çdo udhёtim pune jashtё shtetit, sillte partitura, disqe dhe libra studimorё tё autorёve botёrorё bashkёkohorё, tё cilat janё sot pjesё e arkivuar e bibliotekёs sё tij. Brenda tё gjitha mundёsive, krijonte takime me personalitete tё artit nё pёrgjithёsi dhe tё muzikёs, nё veçanti. Dёshmi janё letёrkёmbimet dhe dosja e kartvizitave tё lavdёrueshme.

Ai dёshironte njё Shqipёri evropiane, njё muzikё evropiane.

Peng i madh ishin veprat e tij tё kritikuara e hera-herёs tё ndaluara, muzika qё donte tё shkruante dhe qё vetё kolegёt, si edhe diktatura, e pengonin pёr ta bёrё…!

Pёr kёto arsye, edhe pengu im mё i madh ёshtё qё, nё kohёn kur mё nё fund ishte i lirё tё shkruante atё qё kishte dashur gjatё tё gjithё jetёs, babai im shkoi nё botёn e pёrtejme, pёr tё mos u kthyer mё, duke marrё kёshtu me vete tё gjitha dёshirat e tij shumё tё ёndёrruara, por tё paplotёsuara…

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …