Nga 15 korriku i këtij viti pritet që të lejohen vizitat familjare për ish-pjesëtarët e UÇK-së që po mbahen në në Hagë. Kjo është konfirmuar për Demokracia.com nga Specialja. Familjarët e afërt, partnerët, fëmijët e prindërit, do të lejohen nga 15 korriku të vizitojnë të burgosurit në Hagë. Kjo është konfirmuar për Demokracia.com nga zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep. “Në lidhje me vizitat familjare personalisht, Sekretari ka informuar Gjyqtarin e Procedurës paraprake për një azhurnim mbi lehtësimin e Masave për Zbutjen e Rrezikut Covid në ambientet e paraburgimit të Dhomave të Specializuara”, kanë bërë të ditur nga Specialja. Përveç familjarëve të afërt, për anëtarët e tjerë pritet që vizitat të nisin nga gushti apo shtatori, nëse faza e parë vlerësohet si pozitive.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …