Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Albin Kurti kryeministër, apo baron Shqiptar?!

Albin Kurti Shkoi në Bruksel me ju than dy fjalë!

More Kryeministër ne e dimë se je i lexuar dhe mban mirë në mend, por mos e fyej fashizmin në krahasim me shovinizmin serbo-sllav!

Ndoshta me qellim të mirë e ke që bota duhet ta gjykoj shovinizmin barbar në mënyrën si asht gjykuar fashizmi!

Këtij teli po i bije ti, Donika dhe stafi yt!

Mjafton te thoni barbaria Serbo-sllave, krejt i ke thanë, për boten demokratike! Për ketë punë Serbia janë ndëshkuar nga NATO me granatime! Mos e fyej fashizmin në krahasim me këta barbar!

Fashizmi i keq ka qenë edhe ka bë shumë te këqija! Fashizmi kujt do që i ka than të luftoj, e ka luftuar, të̈ vras, e ka vrarë, të masakrojë, e ka masakruar!

Ndërsa këta barbaret serbo-sllav, këta shumë dallojnë, për të keq!

Të thonë te dua e të vrasin!

Vrasin dhe e fshehin krimin dhe kriminelet!

Masakrojnë te gjallët dhe të vdekurit pa dallim moshe e gjinie, dhunojnë përdhunojnë, kënd munden fëmijë, gra edhe meshkuj!

Humbin gjurmët e krimit me mijëra kilometra, i bartin e i djegin në furra, i hedhin në lumin Danub e i fshehin në frigoriferë,

I grin eshtrat dhe i përzien me rërë e i shtrojnë në rrugët e Serbisë në asfalt!

I futin në varre masive të pa identifikuar dhe i mbulojnë me mbeturina, e krijojnë kodrën mbi ta!

I varrosin në vend stërvitjet e kriminelëve dhe stërviten duke vrarë figura Shqiptare!

Pos masakrave e përdhunimeve ju shkruajnë me thikë shkronjat çetnikë e fetare në trupin e femrave!

I hapin barkun shtatzënës dhe i futin macen gjallë brenda!

Pinë e bëjnë ahengje me gjakun e fëmijëve Shqiptar!

Ju prenë kokat i ziejnë deri ju ngelet veç kafka dhe bëjnë llapma ndriçuese, duke ju fut llambën brenda kafkave!

Vriten fëmijët me bibon në dorën̈ e nënës, jo pak por 1384 fëmijë nën moshën 13 vjeçare!

Mos e fyej Kryeministër Fashizmin në krahasim me bastardet serbo-sllav!

Ku mbet premtimi se duhet të kërkojnë falje para se të shtrohesh në dialog me ata!

Fjalët tua kanë qenë, nuk po ti shpiku unë!

As ata para teje që ishin nuk po themi se kanë qenë të mirë por deri me tani nuk e ndanë Kosovën!

Nuk ja kthyen prangat e robërisë që me shumë luftë e gjak ja hoqëm (këputem) me 1999!

Albin Kurti e dimë qe je i lexuar dhe njohës i filozofisë e i filozofeve edhe i historisë!

Kur do të bahesh i vërtet kryeministër?!

E dimë si e ke kaluar opozitarizmin, si do të ja bash me pushtetin???

Ti nuk din diplomaci, nuk din menaxhim, as të resurseve njerëzore as të atyre ekonomike, si do te qeverisesh me inatet e së kaluarës!

Nuk themi të i falesh gabimet, kush do që ka bërë në te kaluarën mos i fal vej para përgjegjësive!

Je ka shkon një hap para, dy mbrapa!

Peng i inateve dhe hakmarrjes ke mbet!

Kur do bahesh tamam kryeministër!

I shtrove pyetje Vuqiqit, veç për ta pyet, e bëre gjithë atë rrugë?!

Kërkon nga ai të deklaroj që mos ta sulmon Kosovën?!

Krejt luftërat në Jugosllavi i ka bë Serbia, pa i deklaruar e pa i shpallur!

I ka quajtur dhe i quan çlirimtarë nga ana e saj, ato ishin krejtësisht pushtuese agresore!!

Dëbimin dhe pastrimin etnik i ka arsyetuar se paskan ikur shqiptaret nga granatimet e NATO-s!

Për vrasjet dhe masakrat ka than se i ka bërë NATO dhe UÇK!

UÇK-s, edhe ju po i kacaveri në qaf jo pa qellim!

Po i përzieni kohen e luftës dhe te pas luftës!

Që me fajet e pasluftës ta fajësoni luftën!

Kishat ortodokse me origjinë shqiptare me pak apo aspak modifikim e renovim, i ka marr Serbia si Serbo-sllave!

Bile edhe disa vende i ka shpall të shenjta si që asht

-Ujëvara e Mirushes-

po i ndan tokat e Kosovës me lara- lara, po ju shton Hektarët rreth kishave!

Peshkopi Serb promovoj kishën e gjenocidit në oborr te Universitetit e cila gjatë sundimit te Millosheviqit u ndërtuar dhunshëm dhe pa leje ndërtimi!

Po të rrjedh shosha kryeministër!

Kthjellu, dije me kanë ke punë!

Bane paraqitjen dinjitoze e elekuente!

Në se i ke hëngër fjalët që se pranon planin e Ahtisarit, ke pas than jo negociata por Vetëvendosje!

Në se duhet pranoj me dinjitet mos u banë palaço se te huajt i din mirë pse i banë këto akrobacione!

Edhe populli do ti kuptoj pasi ti ndjen në kurriz pasojat!

Nuk mundesh me e tut Vuqiqin se nuk je nga ata qe ai të i tutet ty as fjalës e veprimit tan!

Vuqiqi ishte me armë ne dorë kur beri luftën në Kosovë!

Ty nuk të pa askush në luftë askund!

Ti Kaloje pran Grandit me triko e atlete e këmishë me krah te shkurt!

Përse, e si pahiri apo me porosi, ti vet e din!

Pra nuk je ai që duhet me tu frikuar dikush, mos u turr kot por hapi sytë!

Mos na prish me Aleatet për tekat tuja!

E lëri bishtnimet Cefta, tefa e efa, se sene s’kupton as vet q far kërkon!

Po i pajton me mashtrime te reja elektoratin, tifozët e tu!

E di që në stafin tendë nuk ke njerëz të diplomacisë dhe burrë shtetas, por Kosova ka njerëz të aftë të te gjitha fushave!

Mos vuaj nga sindromi i mendje madhësisë e të dëlirit të madhështisë dhe i gjithë diturit, se kalon në Narcizëm!

Kërko me q ‘do kusht Amerika të jetë garantuesja e marrëveshjes e mos të ndodh te bahet si marrëveshja e Konqulit!

Prano këshilla se te duhen veç jo nga soi i Surrojit se rruga e tyre te qon në Beograd!

Uroj të mos banë skandale të pa riparueshme!

Ndrysho për mirë mos shkatërro për të ndryshuar!

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …