Prokuroria e Shtetit ka bërë me dije se asnjë zyrtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk është duke u hetuar në lidhje me pretendimet për manipulimin e disa votave të ardhura nga diaspora, siç kanë raportuar disa medie. “Me qëllim të informimit të drejtë dhe të saktë të opinionit publik, lidhur me artikulli, Bislimi akuzon Dakën për rol destruktiv në zgjedhjet e 14 shkurtit: Prokuroria ka hetuar disa manipulime të votave nga Austria’, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se është duke i hetuar pretendimet se janë të manipuluara disa vota të ardhura me postë nga diaspora. Mirëpo, ju njoftojmë se as znj. Valdete Daka dhe as ndonjë zyrtar tjetër i KQZ-së nuk janë pjesë e këtij hetimi penal”, ka njoftuar Prokurori i Shtetit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …