Komuna e Deçanit e organizon takim publik me qytetarët

Kryetari i Komunës së Deçanit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Asamblistët dhe Drejtorët e Drejtorive, ju mirëpresin në takimin publik me qytetarë, në të cilin do të diskutohet për çështjet që i preokupojnë qytetarët, për ofrimin e shërbimeve cilësore komunale dhe për çështjet lidhur me realizimin e synimeve programore të komunës së Deçanit gjatë vitit 2021.

Qytetarë të nderuar, është në interesin tuaj që të merrni pjesë në këtë takim publik për secilin person apo organizatë me interes në komunë dhe të kontribuoni drejtpërdrejtë për mbarëvajtjen e punëve të Komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …