QKMF në Ferizaj pranoi 10,000 maska donacion nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë

Një kontingjent prej 10,000 maskash u dhurua për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, me qëllim përballimin më të lehtë me pajisje mbrojtëse në këtë situatë pandemie. Pranimin e donacionit e bëri drejtorja e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Abetare Kurti Maliqi dhe drejtorja e QKMF-së, Nadire Imeri. Ky donacion, për të cilin shprehet falënderim publik ndaj donatorit, paraqet rëndësi për funksionimin në kuptimin e masave mbrojtëse të stafit shëndetësor të QKMF-së.

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …