leoni

Diplomojnë katër mjekët e parë të Forcës së Sigurisë të Kosovës në Universitetin e Shkencave Mjekësore Gülhan në Turqi

Diplomojnë katër mjekët e parë të Forcës së Sigurisë të Kosovës në Universitetin e Shkencave Mjekësore Gülhan në Turqi

Në Universitetin Shkencave Mjekësore, gjegjësisht në Fakultetin e Mjekësisë Gülhane, u mbajt ceremonia solemne e diplomimit ku në mesin e 112 studentëve, diplomuan edhe katër kadetë të FSK-së, ku pas gjashtë vjet studimesh morrën titullin Doktor i Përgjithshëm si dhe gradën ushtarake Nëntoger. Në njoftimin e bërë për media bëhet e ditur se ” i pranishëm në ceremoni ishte edhe Atasheu i Mbrojtjes në Ankara, kolonel Bekim Osmani, i cili në emër të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen e lartë Rektorit të Universitetit të Shkencave Mjekësore për mbështetjen që ky institucion ka dhënë dhe vazhdon të jep për FSK-në. Tutje, në njoftim thuhet se me këtë sukses, FSK-së i shtohen kapacitetet profesionale mjekësore ushtarake në procesin e ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve të nevojshme të mbështetjes operacionale.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …