Qeveria gjermane: Për liberalizimin e vizave për Kosovën duhet të vendosin të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian

Qeveria gjermane: Për liberalizimin e vizave për Kosovën duhet të vendosin të gjithë anëtarët e BE-së

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është pyetur para disa ditësh nga një hulumtues në Forumin Ballkanik lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe nëse liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të vazhdojnë t’i besojnë BE-së pasi që shumë premtime nuk janë realizuar. E përgjigja e Lajçak ishte cilësuar mjaft arrogante, pasi që ka deklaruar se “nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër”. Lidhur me deklaratat e Lajçak i është drejtuar edhe qeverisë gjermane, por këta të fundit nuk e kanë parë të nevojshme të komentojnë deklaratat e Lajçakut. “Gjermania mbështet përpjekjet e përkushtuara të përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak. Nuk është nevoja të komentojmë nga ana jonë vërejtjet e tij. Liberalizimi i vizave duhet të vendoset nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian”, thuhet në përgjigjen e një zëdhënësi të qeverisë gjermane.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …