KPF në Malishevë mbajti mbledhjen e rregullt

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), organ i Kuvendit të Komunës së Malishevës, i drejtuar nga kryesuesi Aziz Thaçi, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, ku janë trajtuar disa çështje, si dhe janë dhënë disa rekomandime për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës së Malishevës.

Fillimisht në këtë mbledhje, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka prezantuar raportin e punës së Kryetarit dhe Qeverisë Komunale, për vitin 2015, raport të cilin anëtarët e KPF-së, e vlerësuan si gjithëpërfshirës, ndërsa i njëjti raport, do të shqyrtohet edhe në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës së Malishevës.

Për mbledhjen e ardhshme të kuvendit, është rekomanduar edhe kërkesa e KDI-së, për inicimin e procedurave për ndryshimin e rregullores Komunale për Transparencë, si dhe raporti komulativ i punës së Zyrës së Tatimit në Pronë, për vitin 2015.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …