Mbahet debat publik me banor të lagjeve I dhe II në qytetin e Rahovecit për KAB-in komunal për vitet 2022-2024

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i shoqëruar edhe nga nënkryetari, Fatmir Iska dhe drejtor të drejtorive komunale, kanë mbajtur debat publik me banor të lagjeve I dhe II në qytetin e Rahovecit për Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2022-2024. “Biseduam bashkë rreth Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2022-2024 dhe për shqetësimet, prioritetet dhe mundësitë që ne kemi për t’i realizuar kërkesat e tyre. Banorët e lagjeve pjesëmarrëse në këto diskutime paraqitën kërkesat dhe nevojat e tyre, kryesisht të natyrës infrastrukturore si dhe shërbime publike të cilat morën zotimin tim se do të trajtohen me prioritet me mundësitë buxhetore që disponon Komuna e Rahovecit aktualisht”, ka thënë kryetari Latifi. Debatet publike do të vazhdojnë  me 18/06/2021, me banor të lagjeve në qytetin e Rahovecit dhe banor të fshatit Hoçë e Madhe sipas kësaj agjende:

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati priti komandantët e pikave kufitare të Kosovës dhe Shqipërisë në Morinë, Sinani dhe Krasniqi

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur në një takim pune komandantët e …