Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: AAK është shumë e shqetësuar me tendencën e kapjes dhe shkarkimet e institucioneve të pavarura

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, u shpreh i shqetësuar pasi sipas tij Lëvizja Vetëvendosje po tenton kapjen e shtetit. “AAK-ja është jashtëzakonisht e shqetësuar me tendencën e kapjes dhe shkarkimet e institucioneve të pavarura. Kërkesa ime është që çfarë do shkarkimi të jetë mbi një baze të një vlerësimi të performancës dhe jo mbi baza politike. Institucionet e pavarura duhet të jenë në raportim të këtij Kuvendi dhe jo të kësaj partie që e ka shumicën”, tha ai. Tutje, Tahiri tha se nga mbledhja e Kryesisë ka kërkuar që të ndalen praktikat e uzurpimit të institucioneve të pavarura. “Kërkova që të ndalohet praktika e uzurpimit dhe marrjes së pavarësisë së këtyre institucioneve në emër të demokracisë. Ka një hezitim të LDK-së për ketë temë por ne do të japim nënshkrimet si AAK për trajtimin e çështjes Daka në Kushtetuese”, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …