Austria ndan një milion doza të vaksinave kundër koronavirusit për vendet e Ballkanit Perëndimor

Austria ndan një milion doza të vaksinave kundër koronavirusit për vendet e Ballkanit Perëndimor

Austria do të ndajë një milion doza të vaksinave kundër koronavirusit për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka thënë kancelari austriak Sebastian Kurz të premten. Ai i ka bërë këto deklarata pas një samiti të mbajtur me homologët e tij nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian. Austria po ashtu ka ndarë 651 000 vaksina për këtë rajon përmes bllokut evropian. Kosova është përfaqësuar nga kryeministri Albin Kurti, Shqipëria nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, Serbia nga kryeministrja Ana Bërnabiq, Bosnja nga kryesuesi i Këshillit të Ministrave, Zoran Tegeltija, Maqedonia e Veriut nga kryeministri Zoran Zaev dhe Mali i Zi nga kryeministri Zdravko Krivokapiq. Në samit ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak.

Kontrolloni gjithashtu

Thomas Theiner: Po qe se sulmohet Kosova, sulmi nga ajri i NATO-s mbi Serbinë do të ndërmerrej brenda disa orësh

KFOR-i nuk konfirmon kalimin e policëve Kosovës, në kufirin me Serbinë

Misioni paqeruajtës i  KFOR, nuk e ka konfirmuar as e ka  mohuar pretendimin e Ministrisë së Mbrojtjes …