Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan ka deklaruar për mediet se vendi i tij dhe Kosova ndajnë me njëra-tjetrën lidhje historike dhe vëllazërore që i tejkalojnë kufijtë gjeografikë. Këtë deklaratë ai e ka bërë në një letër që ia ka dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilin e ka uruar me rastin e rizgjedhjes në postin e kryeministrit. “Rezultati i zgjedhjeve është manifestim i besimit të madh që populli i Kosovës ka për Ju, thuhet në letër-urim të cilin e ka dërguar për media, Zyra e Kryeministrit. Kryeministri Khan në letrën e tij ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin për të punuar ngushtë me kryeministrin Kurti në avancimin e marrëdhënieve në shërbim dhe dobi të të dy vendeve.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …