Gjykata Speciale ka bërë të ditur se më 15 shtator të vitit 2021 do të rifillojë procesi i gjykimit ndaj Salih Mustafës. “Më 18 qershor 2021, trupi gjykues vendosi që procesi gjyqësor në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Salih Mustafës, të fillojë të mërkurën, më 15 shtator 2021. Prokurori i Specializuar do të ketë në dispozicion tre orë për deklaratën e tij hyrëse kurse përfaqësuesja e viktimave një orë e gjysmë. Trupi gjykues i vendosi që dy dëshmitarët e parë të thirrur nga Prokurori i Specializuar do të dëgjohen midis të hënës, 20 shtator 2021 dhe të martës, 28 shtator 2021. Kjo është çështja e parë para Dhomave të Specializuara të Kosovës për të cilën do të fillojë procesi gjyqësor”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …