Lëvizja Vetëvendosje po synon që t’i bindë aleatët ndërkombëtarë se Këshilli nacional i pakicave është alternativë e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Në partinë që qeverisin me vendin, thonë se ideja e tillë është ekuivalente me pakicat në vendet e rajonit dhe nuk e rrezikon funksionimin e brendshëm të Kosovës. Derisa, ritheksojnë pozicionin kundër themelimit të asociacionit. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi thotë se kërkesa për zbatimin e marrëveshjes për asociacionin vazhdimisht ka qenë qëndrim i ambasadave në Kosovë dhe nuk është risi presioni i fundit i tyre, por sipas tij, papërgjegjësinë e atëhershme të klasës politike do ta korrigjojnë. Ai deklaron se fakti që kundërshtojnë asociacionin, nuk do të thotë që nuk kanë alternativë tjetër./kp/
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …