Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se çdo marrëveshje ndërkombëtare e arritur me Amerikën është e obligueshme. Abdixhiku, duke komentuar deklaratën e zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu se marrëveshja në Washington nuk ka vlerë juridike, ka qenë i shkurtë duke thënë se “kaq di i shkret, s’di më shumë”. Krejt kjo ngase, siç thotë ai marrëveshja është në interes të Kosovës. Për këtë dekoratë ka reaguar edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti duhet të demantojë deklaratën e Kryeziut për të mos rrezikuar marrëdhëniet me shtetin e fuqishëm.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …