Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku tha sot se Marrëveshja e Washingtonit nuk është lojë dhe se komunikimi me aleatët, e posaçërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk bëhet përmes deklaratave e postimeve në rrjetet sociale. Çitaku në një postim në rrjetin social shkruan më tej se Qeveria e Kosovës nëse ka ndonjë dilemë apo pakënaqësi, atë duhet ta adresojë përmes kanaleve diplomatike. Një deklaratë e tillë e ish ambasadores Çitaku vjen pasi ditë më parë zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu tha se Marrëveshja e Washingtonit s’ka vlerë juridike.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …