Albin Kurti

Kurti: Të dënohen personat nga forcat e policisë së Serbisë që kanë shkaktuar dhunë seksuale në Kosovë

Në “Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt” kryeministri, Albin Kurti ka kërkuar që të dënohen personat nga forcat e policisë së Serbisë që kanë shkaktuar dhunë seksuale në Kosovë. “Ne e rikujtojmë se deri tani askush nuk është dënuar për dhunimin e mijëra grave dhe burrave në Kosovë nga forcat e Serbisë në gjatë viteve 1998-1999. Drejtësia është e nevojshme për të lehtësuar vuajtjet dhe stigmën e heshtur të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës. Ne nuk mund ta imagjinojmë tmerrin që kanë përjetuar personat që i kanë mbijetuar dhunës seksuale gjatë luftës, pasuar me ndrydhjen e pasluftës. Janë viktimizuar sërish nga stigma dhe mos intervenimi institucional për të trajtuar këtë krim të kryer gjatë luftës në Kosovë, këtë armë lufte të përdorur nga okupatori”, ka shkruar mes tjerash kryeministri, Albin Kurti. Ai ka ritheksuar domosdoshmërinë e thirrjes së vazhdueshme për personat e mbijetuar, që të aplikojnë për njohjen e statusit të tyre, dhe që këto thirrje të arrijnë kudo që të mbijetuarat/it mund të jenë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …