Në Shqipëri po vazhdon përmirësimi i dukshëm i gjendjes së shkaktuar nga pandemia prej virusit korona. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit, mil ka pasur asnjë humbje jete nga virusi korona dhe vetëm 4 raste të reja ndërkohë që janë shëruar shtatë qytetar. Ulja e madhe e trendit të infektimeve dhe rritja e numrit të personave të shëruar ka bërë që për momentin, në Shqipëri të jenë vetëm 124 qytetar të infektuar me virusin korona. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Që nga fillimi i pandemisë janë kryer 774 mijë e 257 tesime, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 132 mijë e 488 qytetarë. Deri më tani janë shëruar 129 mijë e 910 qytetarë nga COVID dhe kanë ndërruar jetë 2 mijë e 454 të infektuar.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …