Deri më tani, Kina ju ka dhënë qytetarëve të saj një miliard doza të vaksinës kundër virusit korona. 600 milion qytetarëve ju ka dhenë dozën e parë të vaksinës ndërsa 400 milion prej tyre edhe dozën e dytë, duke u bërë kështu shteti me rekord vaksinimesh ndaj koronavirusit. Ndërkohë, autoritetet kineze janë duke vazhduar me realizimin e programin kombëtar që 40 për qind e 1 miliard e 400 milion banorëve të vaksinohen plotësisht para korrikut, dhe 70 për qind, brenda vitit. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se programi kombëtar i vaksinimit po realizohet me ritme të shpejta, me 10-20 milionë vaksinime të kryera brenda ditës. Kina e nisi fushatën e imunizimit dhjetorin e kaluar dhe gjatë kësaj kohe ka përdorur dy vaksina kryesore: prodhimet e kompanisë farmaceutike “Sinopharm” që është pjesërisht shtetërore, dhe të firmës “Sinovac”. Të dyja vaksinat janë licensuar edhe nga OBSH-ja, por në testet e deritanishme efikasiteti i tyre ka qenë nën mesataren e alternativave, si “Pfizer/BioNTech” apo “AstraZeneca”.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …