Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Çamëri

kështu nuk ka thënë zoti

të degdisur anembanë

pika gjaku

 

pika loti

na mbeti pa emër konaku

me peshën e vuajtjeve mbi shpinë

 

na mbeti shkret oxhaku

me zemër në plasje

 

Çamëri

Ulqin

Luginë

Janinë

me lot e trishtim

dot nuk ju kthyem

 

pika loti

pika gjaku

na mbiu ferra te pragu

 

shpirti im i plagosur

tokë e djegur

tokë e sosur për liri

 

Çamëri

 

 

Çamëri

gjymtyrë e trupit tim

me plagët e ndarjes mbi shtat

që nga dëbimi i parë

dhembje e gjatë

pengu i shpirtit mbetur varë

 

Çamëri

mos vdeksha i ri

pa hequr vetë me dorën time

në arat tona

brazdën e parë

në tokën boshatisur

 

parmendë e vjetër

shenjë gjallërie e një kohe tjetër

zotin e madh e kemi dëshmitar

 

Çamëri

 

mos vdeksha i ri

pa ardhur tek ti

tek porta jonë e vjetër

tek të parët tanë

tek foleja jonë

nën atë çati

 

ah

Çamëri

pengu ynë i përjetshëm

plagë që djeg në gji

Çamëri

pse jetojmë pa yt

 

 

 

21-06-2021

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …