Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë kësaj jave do të zhvillojë takimin e parë me kryetarin francez, Emmanuel Macron. Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit pas një takimi që Kurti mbajti të dielën me këshilltaren politike për Ballkan të kryetarit Macron, Isabelle Dumont, ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, këshilltarin në drejtorinë e Evropës Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Guillaume Rousson, dhe këshilltarin e parë në ambasadë, Cyprien François. Siç njoftohet, temë diskutimi ishte edhe vizita e fundit e kryeministrit Kurti në Bruksel. Para rreth tre muajve presidenti i Francës, Emmanuel Macron i kishte dërguar letër kryeministrit Albin Kurti përmes së cilës e kishte uruar atë për postin dhe i kishte kërkuar që të mos e ndërpresë dialogun me Serbinë. Macron ndër të tjera në letrën e tij për të diskutuar në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi e kishte ftuar Kurtin për një vizitë zyrtare në Francë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …