Për herë të dytë brenda më pak se shtatë ditë, Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të mblidhen sot për të protestuar para Qeverisë së Kosovës. Ata do të kërkojnë miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe paralajmërojnë se do të vazhdojnë me protesta deri në përmbushjen e kërkesave. Qeveria i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët, por kjo ende nuk është realizuar. Punëtorët e Lotarisë së Kosovës gjenden në një situatë të rënduar, pasi tash e një vit nuk kanë marrë paga. Madje, ata kishin protestuar edhe më 16 qershor, por askush nga zyrtarët qeveritarë nuk është takuar me ta. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë, Shkumbin Goçi tha se kishte tentuar të takohet me zyrtarët nga Qeveria e Kosovës, por një gjë e tillë ishte e pamundur.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …