Gjykata Speciale në Hagë tregon se të katër të akuzuarit në Hagë do të gjykohen me procedurë të përbashkët. Ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi e Sali Mustafën po mbahen në paraburgim pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Këta u arrestuan pas urdhrit të Prokurorit të Specializuar me dyshimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzit. Aktakuza ndaj tyre u konfirmua me 26 tetor të vitit 2020 teksa u bë publike me 5 nëntor të po të njëjtit vit. Por gjykim ndaj tyre ende nuk ka filluar. E një datë se kur mund të fillojë gjykimi ndaj të akuzuarve nuk dihet. Meqë sipas Gjykatës Speciale procesi është në fazën paragjyqësore.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …