Në poligonin ushtarak “Eugen Kvaternik” në Slunj të Kroacisë është mbajtur gara ndërkombëtare e “Ushtarit më të mirë” për vitin 2021. Gara e “Ushtarit më të mirë” është realizuar në periudhën kohore 13-19 qershor 2021, ku pjesë e saj ishin edhe dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovë si dhe ushtarak nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Franca, Sllovenia, Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Britania e Madhe. Me përkushtimin, angazhimin dhe performancën e lartë të treguar gjatë kësaj gare, tetar Sokol Ahmeti nga Regjimenti i Parë i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së në mesin e shumë garuesve ka arritur të dal i pari, duke u shpallur ushtari më i mirë ndërkombëtar për vitin 2021. Garën me sukses ka arritur që ta përfundojë edhe garuesja tjetër FSK-së, Endrita Brahimi. Pjesëmarrësit kanë kaluar së bashku në disa vështirësi, ku pjesë e saj ishte edhe përshkrimi i rrugës me gjatësi prej 30 kilometra, duke ekzekutuar 12 disiplina ushtarake.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …